Flash News

KRYESORE

Maduro mbyll kufijtë dhe mohon krizën: “Show” i orkestruar nga Amerika

Maduro mbyll kufijtë dhe mohon krizën: “Show” i orkestruar

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro ka urdhëruar mbylljen e kufirit me Brazilin, duke vendosur autoblinda për të bllokuar lëvizjet.

Maduro deklaroi gjatë një interviste televizive se po e mendon dhe mbylljen e kufirit me Kolumbinë, për t’i ndaluar opozitës futjen e kamionëve me ndihma në vend.

Maduro ka mohuar ekzistencën e një krize dhe shpërndarjen e ndihmave e sheh si një “show” te orkestruar nga Amerika.

Me t’u njoftuar për mbylljen e kufirit, shumë venezuelianë nxituan të kalonin kufirin drejt qytetit brazilian Pacaraima për t’u furnizuar me ushqime.

Të fundit