Flash News

KRYESORE

"Mafia po perfeksionon metodat e trafikimit të njerëzve", Dhimitri: Me ligjet e Rilindjes, Shqipëria do kthehet në qendër të krimit të organizuar

"Mafia po perfeksionon metodat e trafikimit të njerëzve",

Prej kohësh tashmë çështja e trafikimit të emigrantëve nga Shqipëria drejt vendeve të BE-së në shkëmbim të parave është kthyer në një problematikë. Pikërisht për këtë fakt ka reaguar edhe deputetja Fatjona Dhimitri.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Dhimitri sjell në kujtesë trafikimin e paligjshëm të qënieve njerëzore në vitet 1997-2005 (ku shumë persona humbën jetën), duke vënë në dukje se shumëpak ka ndryshuar që atëherë.

Deputetja paralajmëron se: “Ligjet e reja për të huajt, për shtetësinë dhe projektligji në procedurë për azilin do të bëjë të mundur që ky fenomen të rritet , ashtu siç mori udhë dhe fenomeni i trafikimit të lëndëve narkotike, duke u bërë shqetësim jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë Europën.”

Sipas Dhimitrit, me këto ritme Shqipëria kalon nga “shiu në breshër”, pasi “nga vend i kultivimit të cannabis sativa po kthehet në vend të transitit, por edhe prodhimit të drogërave të rënda, duke u bërë kështu qendër e bosave te mafias dhe shqetësim për ndërkombëtarët.”

Postimi i plotë:

Në Shqipëri po vihet re një fenomen i cili nuk është i ri për vendin tonë.

Pothuajse çdo ditë ka lajme për trafikim të emigrantëve.

Sjellim në vëmendje trafikimin e paligjshëm të qënieve njerëzore në vitet 1997-2005, skafet e pasojat e rënda që çuan në humbje jete ...

Ligjet e reja për të huajt, për shtetësinë dhe projektligji në procedurë për azilin do të bëjë të mundur që ky fenomen të rritet , ashtu siç mori udhë dhe fenomeni i trafikimit të lëndëve narkotike, duke u bërë shqetësim jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë Europën.

Shqipëria kaloi nga vend i kultivimit të cannabis sativa në vend të tranzitit por edhe prodhimit të drogërave të rënda duke u bërë kështu qendër e bosave te mafias dhe shqetësim për ndërkombëtarët.

Tani mafia po perfeksionon metodat e trafikimit të qënieve njerëzore.

Në këto momente fenomeni është embrional, por sapo kuadri ligjor i Rilindjes, në kundërshtim të plotë me rekomandimet e OSBE,BE,KIE të hyje në fuqi atëhere vendi ynë do të kthehet totalisht në qendër të krimit të organizuar!

Të fundit