Flash News

KRYESORE

Majk në lidhje të re, reagon Majlida: Prind i vërtet është ai që vendos fëmijën para gjithçkaje

 Mesa duket Majk  ka vendosur që lidhja me Majlindën, nënën e djalit të tij, ka marrë fund njëherë e mirë.

I pyetur nga “Prive”, nëse do të rikthehet me Majlindën në lidhje apo jo ai është përgjigjur se nuk ka ndërmend të rikthehet me askënd, por nuk e mohoi faktin se mund të jetë në një lidhje tjetër, domethënë jo me Majlindën.

 Kjo deklaratë e tij e ka mërzitur ish-partneren e tij e cila ka mbetur e zhgënjyer.  Majlinda ka postuar së fundmi në instaStory një status prekës, duke ju drejtuar djalit të saj të cilit i thotë se do të jetë gjithmonë përkrahë tij, por në të njëjtën kohë, përmes kësaj deklarate ka thumbuar dhe këngëtarin Majk.

"Çdonjëri mund të ketë fëmijë dhe ta quajë veten "prind". Një prind i vërtet është ai që e vendos fëmijën mbi dëshirat dhe nevojat e veta. Më ke përjetë Roan", shkruan Majlinda.

Të fundit