Flash News

KRYESORE

Majk: Për muzikën kam dhënë më shum se 100%, por nuk e shoh si biznes

Majk: Për muzikën kam dhënë më shum se 100%, por nuk e

Këngëtari i njohur shqiptar, Majk, është shprehur se kurrë nuk e ka parë muzikën si biznes, por pasioni për të e ka bërë që të japi më shumë se 100% nga vetja.

Në një intervisë për “NIN”, ai është shprehur se suksesin e ka arritur nëpërmjet punës, përkushtimi dhe vullnetit.

“Kam dhënë më shumë se 100% prej vetes për këngët. Që prej fillimit, kurrë nuk u kthye në biznes, por kam gjetur veten dhe e kam bërë për qejf. Më ka dhënë mundësinë të jem vetja në tekste dhe kam ardhur deri këtu falë punës, përkushtimit dhe vullnetit që nuk më ka humbur kurrë. Çdo këngë që e bëj, kam emocionet e para, dridhem ndonjëherë”, ka thënë këngëtari.

Bashkëpunimi i tij i fundit me reperin Capital T me këngën ‘Pasha Jetën’ ka marrë vlerësimin dhe pëlqimin e publikut duke arritur mbi 7 milionë klikime për vetëm një javë.

Të fundit