Flash News

KRYESORE

Majko distancohet nga Rama: Shkëmbimi i territoreve, lojë e rrezikshme; hapet ‘Kutia e Pandorës’

Majko distancohet nga Rama: Shkëmbimi i territoreve, lojë e

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko, e sheh shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, si një lojë të madhe që nuk prek vetëm keto dy shtete. Pavarësia e Kosovës është realitet ndërkombëtar për ministrin dhe Serbia do e njohë një ditë me apo pa deshirë.

Qërndrimet e prera të Majkos, janë një mesazh indirekt për kryeministrin Rama, që është shfaqur i lëkundur, për të mos thënë mbështetës i idesë së ndryshimit të kufirit të Serbisë me Kosovën.

Nga të gjitha palët askush nuk toleron në këtë histori. Ka një politikë as mish as peshk që vjen nga Brukseli. Ka një qartësi nga politika gjermane dhe britanike, që kanë thënë se staus quo është e rëndësishme dhe  jo nga interesat e tyre, por nga koncepte të kontratës ndërkombëtare që është e Ahtisarit. Vendimi i Gjykatës Ndërkomëbatre për çështjen e Kosovës dhe të drejtën për pavarësi të Kosovës nuk ishin akte që mund të diskutohen e rishikohen sepse dikush në Beograd do tolerojë për të njohur pavarësinë e Kosovës.

Pavarësia e Kosovës është një fakt juridik ndërkombëtar që në mos sot nesër do njihet nga të gjithë, kur Vuçiç është ky që është, po të vijë një vend tjetër në vend të tij. Unë do thosha që Kosova mos i shkëputet linjës së negociatave. Nuk diskutoj kutinë  e Pandorës, diskutoj histori që po filluan vështirë se mbarojnë. Kërkesa e shumë faktorëve për kujdes që ne do jemi dakord me gjithçka palët do bien dakord nuk është dritë jeshile për çudira, por për të ndihmuar faktorin shqiptar. Kjo po kthehet në lodër të rrezikshme që nuk prek vetëm Kosovën apo marrëdhëniet rajonale. Është një lodër më komplekse dhe duhet të jemi të kujdesshëm që të mos fluturojmë shumë lart”, deklaroi Majko në emisionin ‘Studio ABC News’.

“Zëdhënës të kazanit shqiptar”/ Drejtori i ‘Zërit të Amerikës’ i përgjigjet Ramës; publikon dy foto historike

Të fundit