Flash News

KRYESORE

Majko i ndërhyn gjatë diskutimit, Berisha: Ti Pandeli mos fol, se ty të largojnë dhe të kthejnë prap

Majko i ndërhyn gjatë diskutimit, Berisha: Ti Pandeli mos fol, se ty

Sali Berisha dhe Pandeli Majko kanë shkëmbyer replika fillim të seancës plenare, ku në foltore po raportonte Bujar Leskaj, kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Berisha po denonconte ligjin për uljen e tatimit për lojrat e fatit si politikë të Qeverisë për të favorizuar Olsi Ramën, vëllain e kryeministrit Edi Rama, kur Majko ndërhyri nga vendi dhe kërkoi nga deputeti demokrat që të përfundonte me akuzat.

“Ti Pandeli mos fol më mirë, se ty të largojnë dhe të kthejnë prap. Merr dhe lexo ligjin”, iu drejtua Berisha ministrit të Diasporës.

Ish-kryeministri vlerësoi punën e KLSH-së të bërë përgjatë këtij viti dhe lëshoi sërish akuza ndaj Qeverisë për përfshirje në korrupsion dhe vjedhjen e parave publike.

Të fundit