Flash News

KRYESORE

Majko kryeministër i një qeverie tranzitore? Ministri: Kam një shqetësim

Majko kryeministër i një qeverie tranzitore? Ministri: Kam një

Opozita ka artikuluar emrin e ministrit të Diasporës Pandeli Majko si kryeministër në kushtet e një qeverie tranzitore dhe largimin e kryeministrit Rama.

Ministri i Diasporës Pandeli Majko teksa ka folur për krizën e thellë në median maqedonase “Almakos”, është shprehur se është i shqetësuar se mos ndërhyjnë ndërkombëtarët dhe japin "ultimatum".

“Shqetësimi im është se do vijnë ndërkombëtarët e do na thonë: Do bëni kështu dhe kaq”, u shpreh Majko.

Majko mohon se do të bëjë ndërmjetësuesin mes palëve, pasi, sipas tij, edhe pozicioni që ka si përfaqësues i qeverisë e bën të jetë në konflikt interesi.

“Jo, jo, nuk do pranoj të jem unë ndërmjetësues mes palëve. Unë kam konflikt interesi sepse jam anëtar i qeverisë. A kam unë marrëdhënie miqësore me kolegët e mi të opozitës? Po, është e vërtetë që kam marrëdhënie mjaft të mira me ta. Unë karrierën politike e kam filluar jo në Partinë Socialiste direkt, por në Lëvizjen Studentore, duke qenë një nga drejtuesit e saj. Më pas, qëndrova i majtë, nisur edhe nga arsye familjare”, thekson ministri për Diasporën.

 

Të fundit