Flash News

KRYESORE

Majko më në fund kujtohet për emigrantët; falenderon Janollatosin për zgjidhjen e krizës në Kakavijë, por 'masakrohet' nga ndjekësit

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, ka reaguar më në fund 5 ditë pas kaosit të krijuar në Kakavijë më radhët e gjata të emigrantëve në pritje të kalimit drejt tokës greke. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Majko zbulon se për zgjidhjen e krizës ka ndihmuar edhe kryepeshkopi Anastas Janullatos.

Duke falenderuar strukturat shtetërore për angazhimin, dhe në veçanti kryepeshkopin Janullatos për ndërhyrjen për t’i dhënë fund me sukses situatës në Kakavijë, Majko ka pasur edhe një përgjigje për kritikët e qeverisë ndërsa i ka cilësuar deklaratat e tyre si “fjalë për “lugën” e atyre që dinë veç çfarë nuk duan”.

Megjithatë, ky ‘zgjim’ tepër i vonë nga ana e Ministrit të Shtetit për Diasporën referuar krizës humanitare disa ditore në Kakavijë, nuk është lënë pa u vënë në dukje nga ndjekësit e tij. Përmes komenteve, qytetarë të ndryshëm kanë vënë në dukje dështimin e Ministrit për t’iu dhënë zë të personave të cilët përfaqëson në Parlament, në një moment vështirësie si ky.

Komentues 1: U bëre i gjallë më në fund o mjeshtër, ndihen shumë krenarë emigrantët me ministrin e nderuar të diasporës 😂😂😂

Pandeli Majko: “Gjallë” nuk të bën facebook-u dhe reklama A… Bëj detyrën time dhe asgjë më shumë! Të përshëndes

Komentues 2: Që nga Blendi Gonxhe, Olta Xhaçka, Pandeli & CO asnjë nga këta nuk e di passwordin e fcb të tyre. Të gjitha janë fjalët e Fugës thjesht përdorin imazhin e këtyre si t’i dojë qejfi atyre.

Pandeli Majko: Jo mik! Këtë llogari nuk e administron njeri veç meje! Të përshëndes

Komentues 3: Edhe ty ta hoqa vizën. Të dija pak me mend se të tjerët.

Pandeli Majko: Faleminderit! Mos u mërzit!

Komentues 4: Përshëndetje Pandeli Majko si u bë me votën e emigrantëve ishe zotuar se do bëje realitet.

Pandeli Majko: Interesohu për ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor! Shiko më poshtë në këtë faqe! Është miratuar. Të përshëndes.

Komentues 5: Si je me gojën tani? 😉

Pandeli Majko: Si ty me emrin, kompetent :)

Të fundit