Flash News

KRYESORE

Majko ndryshe nga Rama: Për reformat nuk negociojmë me deputetët e rinj, por me liderët e partive

Majko ndryshe nga Rama: Për reformat nuk negociojmë me deputetët

Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko shpeshherë është shprehur ndryshe nga kryeministri, sa i përket vendimeve për çështje të rëndësishme.

I ftuar në A2, ndonëse Majko e ka konsideruar vendim ekstrem djegien e mandateve nga opozita, ai shprehet se për miratimin e reformave të rëndësishme duhet që të negociojnë me opozitën.

“Nëse do të negociojmë, nuk do të negociojmë me të rinjtë , por me liderët e partive”, është shprehur Majko.

Më tej situatën, Majko e ka konsideruar delikate dhe që sipas tij të çon drejt stanjacionit.

“Opinion im është që opozita ka zgjedhur një metode ekstreme. Ne që jemi nga kjo anë nuk mund të bëjmë shumë, se nuk ka nisur nga ne. Parashikimi sot nuk ekziston, sepse nuk ka ekzistuar në një vend evropian diçka e tillë. Jemi në atë momentin kur çifti ndahet dhe njëri nga prej tyre thotë se do t’i vej flakën gjysmës së shtëpisë”, është shprehur Majko.

Të fundit