Flash News

KRYESORE

Majko nënvlerëson kolegen në Qeveri: Manastirliu për Tiranën? Gjeni ndonjë emër tjetër, o vëlla

Majko nënvlerëson kolegen në Qeveri: Manastirliu për

Pandeli Majko foli në emisionin ‘A’ edhe për zgjedhjet lokale të vitit 2019-të, duke u fokusuar te bashkia e Tiranës dhe kandidaturat e Partisë Socialiste.

Pasi dha mbështetje për një rikandidim të dytë të Erion Veliajt, ministri i Diasporës foli për emrat e tjerë që qarkullojnë në media si kandidatë të mundshëm. Një prej tyre është Ogerta Manastirliu, ministre e Shëndetësisë.

“Nëse do të supozosh, gjej ndonjë emër tjetër, o vëlla”, iu drejtua Majko gazetarit Adi Krasta.

Majko shprehu habi përse emri i koleges së tij në Qeveri po komentohet si kandidate e mundshme e PS për bashkinë e Tiranës.

Ndërkohë, ministrja Manastirliu u akuzua sot se ka kryer plagjiaturë në doktoraturën e saj, çka nëse provohet përbën skandal dhe mund t’i rrezikojë postin në Qeveri.

Mos-rikandimi i Veliajt, Pandeli Majko: Edi Rama do të dëmtonte veten

Përplasja për teatrin, Pandeli Majko: Edi Ramës i dorëzova dorëheqjen si ministër

Të fundit