Flash News

KRYESORE

Majko nga Kuvendi flet si ministër Shteti për Diasporën: Shqiptarët, jashtë vendit, do marrin të drejtën e votës

Majko nga Kuvendi flet si ministër Shteti për Diasporën:

Deputeti dhe ish-kryeministri Pandeli Majko flet për herë të parë si ministër Shteti për Diasporën. I rikthyer në një kabinet qeveritar  pas më shumë se 10 vjetësh, Majko shpalosi prioritetet e ministrisë së tij që do të përballet me problemet e shumta që kanë shqiptarët jashtë kufijve. Më shumë sesa programi i kryeministrit Rama, Majko ka prezantuar dhe komentuar programin per votimin e emigranteve.

“Marrëdhënia me emigracionin dhe Diasporën përfaqëson një prioritet të qeverisë së re, në këtë çështje ia vlejn të pohojmë se jemi mjaft vonë. Pasi shqiptarët jashtë vendit do marrin të drejtën e votës, sytë tanë, të politikës, do jenë edhe më të vëmendshem karshi tyre. Kjo është në reformë për njerezit tanë, vec një ditë ata do jenë votues për të majtën apo për të djathtën, ditët e tjera janë njerëz që kanë mall dhe i gëzohen çdo procesi në vendin e tyre”, tha Majko nder te tjera.

Të fundit