Flash News

KRYESORE

Majko nis tryezën për Diasporën: Marrëdhënia me emigracionin në një fazë të re

Majko nis tryezën për Diasporën: Marrëdhënia me

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko nisi sot tryezën e konsultimit për prezantimin e Projektit për Strategjinë e re të Diasporës dhe Migracionit dhe Planin e Veprimit. Në këtë konsultim do të asistojë edhe nënkryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Vasilika Hysi dhe deputetë të Kuvendit të Shqipërisë. I pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama. Në fjalën e tij, Ministri për Diasporën, Pandeli Majko, paraqiti sot projektin e ministrisë së tij, strategjinë e re për emigrantët, drat, i cili më pas u vleërsua, si nga kryeministri, ashtu edhe nga përfaqësues të LSI-së. “Marrëdhënia me emigracionin dhe diasporën shqiptare përfaqëson një prioritet të qeverisë së re, tha Majko. Me kalimin e kohës emigracioni shqiptar ka filluar të vetëorganizohet duke u lidhur me atë më të vjetrin. Ai po ashtu bashkëpunon natyrshëm e vëllazërisht me emigracionin shqiptar dhe diasporën e shtetit të Kosovës, të Maqedonisë, Malit të Zi dhe Luginës.  Për cështjet e emigracionit dhe diasporës do të bashkëpunohet sidomos me shtetet  fqinje. Do të ishte ironike që organizimi i shqiptarëve në diasporë të ndahej me kufijtë e shteteve ku ata jetojnë dhe nga vinë. Traktatet Ndërkombëtare e kanë ndarë kombin me kufij por ato nuk parashikojnë ndonjë kapitull për ndarjen e shqiptarëve në diasporë. E rëndësishme në këtë kuadër do të jetë ndërtimi i strukturave që do të mbështesin qëndrueshmërinë e një politike shtetërore e cila do të ndihmojë në rikthimin e emigrantëve në atdhe, për ata që dëshirojnë, apo duan të investojnë në vendin e tyre. Kjo përvec të tjerash do të sjellë edhe eksperiencat më të mira që kanë akumuluar emigrantët tanë. Në Programin e Qeverisë është parashikuar ngritja e një Fondi për këtë qëllim i cili me një politikë ndihmuese të bëjë që të sapokthyerit të mos ndjehen të huaj ne vendin e vet apo të bien pre e burokracive korruptive”, tha nder te tjera Majko.

      

Të fundit