Flash News

KRYESORE

Majlinda Bregu akuzon, si kryetare e Këshillit të Integrimit: Ka politikanë koti, që nuk e duan integrimin europian

Majlinda Bregu akuzon, si kryetare e Këshillit të Integrimit: Ka

Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, Majlinda Bregu ka njoftuar sot përmes një statusi në FB, se më 9 shtator i mbaron mandati në krye të këtij këshilli. Ajo ka dhënë një mesazh për pasardhësin e saj, por edhe më gjërë. Bregu shkruan se ka disa politikanë shpërfillës ndaj integrimit europian dhe që nuk e duan atë.

Ja mesazhi i saj: “Detyra ime ne krye te Keshillit Kombetar te Integrimit Europian, perfundon me 9 Shtator.  Dhe aty, ne Parlament, ne vend te Mirupafshim, do te organizojme Raundin e Dyte te Shkolles Verore Europiane, per te identifikuar te tjere shqiptare me “kokefortesi te qendrueshme” qe e duan Shqiperine si gjithe Europa!😊🇦🇱🇪🇺

***

Shkolla Verore Europiane 2017!

Ne 2015, kur ne Parlament ngritem per here te pare Keshillin Kombetar te Integrimit Europian, te parin forum ku jemi ulur te gjithe: Maxhorance, Opozite, Presidence Prokurori, Biznes, Universiteti, Media,Shoqeri Civile dhe te gjitha institucionet e tjera te pavarura, pakkush besonte se do te arrinte te gjente vend e te merrte kuptim ne panoramen e strukturave ekzistuese te procesit te gjate te te berit Shqiperine si gjithe Europa.

Por pas dy vitesh, brenda “panairit tone politik rraskapites” ,- sic thote Kadare, -ia dolem t’ i japim ketij forumi, ngjyren e debatit te hapur e jo monoton, larg patetizmit pa brume e logjike feminore, ” vese” keto politikanesh qe shkelqejne me kotesine e tyre.

U binda keto vite edhe me shume se pjesa me e madhe e politikaneve-koti, jane paturpesisht shperfilles ndaj fuqise reale transformuese qe bart ky proces.

E thene ndryshe, nuk jane serioze ne perkushtimin e tyre ndaj Europianizimit te Shqiperise.

Nuk di kush do ta drejtoje ne vitet ne vijim nga Parlamenti, Keshillin Kombetar te Integrimit Europian, por shpresoj shume qe ta forcoje e t’i jape dinamike sfidave te procesit te negocimit per anetaresim qe Shqiperia duhet te perballe. Pa droje, pa meri, pa urrejtje dhe pa u dorezuar sigurisht.

Detyra ime ne krye te ketij Keshilli, perfundon me 9 Shtator.

Dhe ne vend te Mirupafshim, aty, ne Parlament, do te organizojme Raundin e Dyte te Shkolles Verore Europiane, per te identifikuar te tjere shqiptare me “kokefortesi te qendrueshme” qe e duan Shqiperine si gjithe Europa!"

 

Të fundit