Flash News

KRYESORE

Majlinda Bregu pranon se nuk ka mbështetje: Nuk do të kandidoj për kreun e PD 

Majlinda Bregu pranon se nuk ka mbështetje: Nuk do të kandidoj

Majlinda Bregu e ftuar në 'Zonë e lirë` të Arian Çanit ka thënë se nuk do të kandidojë për vendin  e kryetarit të Partisë Demokratike kundër Eduard Selamit dhe Lulzim Bashës. Bregu, një kritike e hershme e lidershipit të Bashës, ka pranuar se do të mbështesë një emër konsensual nga një grup i propozuar.

Sipas Bregut 'nuk jemi në kushte gare' në Partinë Demokratike. Ajo ka nënkuptuar se nuk ka mbështetje në PD duke kujtuar se 'kur ngrinte zërin në grupin parlamentar dhe kolegët e saj ulnin kokat'.  

Tha Bregu:

Për fatin tim të keq nuk jam mbështetur nga kolegët e grupit parlamentar. Shpresoj shumë ta kenë kuptuar të gjithë se kjo nuk është një betëjë për të zëvendësuar Lulzim Bashën me një tjetër. Do të mbështesë këdo që do të jetë kandidat i mirë për kreun e PD.

Të fundit