Flash News

KRYESORE

Majlinda Bregu tha se mbeti pa punë. Jo dhe aq. Dokumenti tregon rrogat jo të vogla që do marrin ajo dhe kolegët për tre vitet e ardhshme

Ish-deputetja e Partisë Demokratike 'u ankua' para pak ditësh, në mbyllje të Shkollës Verore të BE, se kjo 'ishte dita e fundit e punës' për të. Me këtë ish-ministrja e Integrimit donte të nënkuptonte ndërprerjen e mandatit parlamentar, duke qenë se me 9 shtator, me betimin e deputetëve të rinj, marrdhëniet e saj me Parlamenntin dhe statusi i deputetit merrte fund.

Por, punët nuk duken aq keq për Bregun dhe kolegët e saj që mbeten jashtë listave, në të dy krahët e spektrit politik. Parlamentarët, me sa duket kanë menduar për njëri-tjetrin dhe për veten, dhe një prej ligjeve që kanë kaluar pa shumë debat dhe zhurmë mediatike është ai që parashikon pensionet, siguracionet dhe shpërblimet që vijnë me statusin e deputetit apo figurave të tjera të larta shtetërore.

Sipas kësaj 'pakete' Bregu do të marrë 3 rroga të plota pas përfundimit të mandatit, dhe në vijim për 3 vjet, ajo dhe ish-deputetët e tjerë, do të përfitojë gjysmën e pagës që ka gëzuar si deputete në Kuvendin e Shqipërisë.

Shihni dokumnetin më poshtë: pikën b të nenit 8 dhe paragrafin 2 të nenit 7.

 

Të fundit