Flash News

KRYESORE

“Majtist i thekur, komunist”, gazetari analizon figurën e Albin Kurtit: I bëri të gjitha vetë

“Majtist i thekur, komunist”, gazetari analizon figurën e Albin

Gazetari Denis Dyrnjaja mendon se lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, e ngriti vetë figurën e tij e në fund iu imponua të gjithëve me votë në Kosovë. Kjo është ajo që mungon sipas tij në Shqipëri.

“Pavarësisht se nuk e preferoj politikisht Albinin për atë çka ai përfaqëson, sepse mendoj se është një majtist i thekur, gati-gati komunist në atë bindjen e vet dhe shpalosjen populiste që ka. Por gjithsesi po e gjykojmë politikisht për atë çka ka ndërtuar.

Ky është nga ata politikanë që vlen të merret si shembull se si duhet të vish në politikë, me kontribute në karakter, zë, gjendje politike. Ai u bë faktor, u faktorizua, deshën apo nuk deshën ndërkombëtarët ai u imponua, janë të detyruar të gjithë ta pranojnë. Sepse kur vjen nga vota e brendshme politike, pra kur të nxjerr gravitetri politik që ti krijon, do të thotë se ke një rëndësi publike dhe politike. Me mënyrën e vet ai ia arriti. Unë besoj se e ka unikale atë për Kosovën, sepse është një nga liderët më të spikatur.

Ky është defekti që ne kemi në Shqipëri. Ne nuk e krijojmë këto këtë sepse vijmë nga procese false politike. Ne nuk kemi zgjedhje dhe konkurrencë partiake. Ne nuk kemi debat të brendshëm politik.”, tha Dyrnjaja në emisionin “360 gradë”.

Të fundit