Flash News

KRYESORE

Makina bie në humnerë, ndërron jetë një person në Bulqizë, 22-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Tiranës

Makina bie në humnerë, ndërron jetë një person në

Një aksident automobilistik ka ndodhur në Bulqizë ditë e sotme në rrugën Qafë Bualli-Krastë.

Policia e Dibrës në një njoftim për median bën me dije se makina me të cilën udhëtonin dy persona ka rënë në humnerë dhe si pasojë një 60 vjeçar ka mbetur i vdekur, ndërsa 22-vjeçari (shofer)  është dërguar drejt Tiranës me helikopter.

Informacion paraprak i policisë

Rreth orës 10:30, Policia e Bulqizës ka marrë informacion se në zonën e Krastës një automjet ka dalë nga rruga duke rënë në humnerë.

Menjëherë shërbimet policore dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku paraprakisht kanë konstatuar se shtetasi M.B,  duke drejtuar automjetin tip Land Rover ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka rënë në një humnerë.

Nga ky aksident rrugor  ka humbur jetën  shtetasi A.L, rreth 60 vjeç, që ishte  pasagjer në automjet, ndërsa drejtuesi i mjetit po transportohet me helikopter  për ndihmë mjekësore drejt Tiranës.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Të fundit