Flash News

KRYESORE

Makina bie nga lartësia, humb jetën një person në aksin Fier- Ballsh

Makina bie nga lartësia, humb jetën një person në aksin

Një person ka humbur jetën, pasi makina me të cilën lëvizte ka dalë nga rruga në aksin Fier-Ballsh dhe ka përfunduar në lumin Gjanica.

Terreni ku ra automjeti tip “Ford Fiesta” ka qenë i vështirë dhe për të nxjerrë makinën nga lumi kanë asistuar policia, forcat zjarrëfikëse dhe banorë të zonës me litar.

Deri tani është konfirmuar vetëm një viktimë, shoferi, ndërsa ende nuk dihet nëse në mjet ka patur apo jo persona të tjerë. Policia vijon hetimet.

Të fundit