Flash News

KRYESORE

Makina del nga rruga dhe përmbyset në Memaliaj, humbin jetën dy mësues

Makina del nga rruga dhe përmbyset në Memaliaj, humbin jetën dy

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Memaliaj-Krahes, në vendin e quajtur Mogila.

Policia njofton se makina "Benz" me të cilin po udhëtonin dy persona ka dalë nga rruga dhe më tej është përmbysur.

Ndërkohë mësohet se viktimat ishin me profesion mësues, të cilët po ktheheshin nga shkolla e Krahësit si çdo ditë, pasi kishin dhënë mësim.

Policia ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet e para, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e aksidentit.

Njëri nga viktimat është identifikuar si Leonard Sako, ndërsa tjetri nuk bëhet ende i ditur.

Njoftimi i policisë:

Memaliaj/ Informacion paraprak.

Në rrugën nacionale Memaliaj-Krahës, në vendin e quajtur "Mogila", një automjet tip Benz ka dale nga rruga dhe është përmbysur.

Si pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri që ndodhej në mjet.

Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Të fundit