Flash News

KRYESORE

Makina del nga rruga, humb jetën 24-vjeçari

Makina del nga rruga, humb jetën 24-vjeçari

Një 24-vjeçar ka humbur jetën në aksident, pasi automjeti që drejtonte doli jashtë rrugës. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 02:25 në vendin e quajtur Zhym në Lushnje.

Sipas të dhënave të para nga policia,  shtetasi me iniciale V.H, 24 vjeç, banues në fshatin Halilaj, humbi kontrollin e mjetit tip “Fiat Punto” duke dalë jashtë rruge. Policia njofton se për pasojë 24-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

“Ndërsa pasagjeri me iniciale L.P, 28 vjeç, banues në fshatin Pirrë, ndodhet në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve”- bën me dije policia. Ndërkohe kanë nisur hertimet për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.

Të fundit