Flash News

KRYESORE

Makina del nga rruga në Mallakastër, humb jetën drejtuesi 27-vjeçar  

Makina del nga rruga në Mallakastër, humb jetën drejtuesi

Një i ri ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur rëndë, pasi u përfshinë në një aksident rrugor.

Sipas të dhënave nga policia, makina me të cilën ata udhëtonin ka dalë nga rruga në fshatin Aranitas, në Mallakastër. Për pasojë, humbi jetën shoferi Pajtim Zotaj, 27 vjeç, ndërsa u plagos një 31-vjeçar, pasagjer në mjetin tip ‘Opel’.

“Në datën 19.09.2018, rreth orës 08:15, në fshatin Aranitas, Mallakastër, shtetasi Pajtim Zotaj, 27 vjeç, banues në Ballsh, duke drejtuar mjetin tip “Opel” ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, rrugës për në Spitalin Rajonal Fier si edhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve pasagjeri në këtë mjet, shtetasi A.Z, 31 vjeç. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, njofton paraprakisht policia.

Të fundit