Flash News

KRYESORE

“Makina e dhëndrit të Sejdinit u dogj”, reagon Ministria e Brendshme: Automjeti ishte në pronësi të një firme private

“Makina e dhëndrit të Sejdinit u dogj”, reagon Ministria e

Ministria e Brendshme ka reaguar pas deklaratave të dy deputetëve të Partisë Demokratike, Ervin Salianji dhe Luçiano Boçi, të cilët pohuan se mbrëmjen e djemshme ka pasur shkëmbim zjarri med dy bandave rivale dhe se policia ka mbajtur të fshehur djegjen e makinës së dhëndrit të kryebashkiakut, Qazim Sedini në mars.

Qëndrimi i MB-së nis me një koment të gjatë, në të cilin thuhet se Policia e Shtetit është institucioni më i bësuar nga qytetarët dhe se është rritur lufta kundër krimit dhe paligjshmërisë në bashkëpunim me agjencitë ndërkombëtare.

Ministria e Brendshme mohon të ketë pasur të shtëna me armë mbrëmjen e djeshme, por pranon se një automjet është vjedhur përmes kanosjes më armë, por mohon të ketë pasur të shtëna.

"Ngjarjet e pretenduar si të fshehura janë të pasqyruara në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit, përkatësisht në datat 23 mars 2018: (Më datë 23.03.2018 rreth orës 03:00 në lagjen "Dyli Haxhire" në një pikë servisi është djegur pjesërisht mjeti tip "Benz" në pronësi të një firme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 151 i Kodit Penal)".

Sa i takon djeges së makinës së dhëndit të Sejdinit, MB sqaron së është e vërtetë së më 23 mars është djegur një automjet, por ai i përkistë një firme dhe se grupit po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ngjarjet e pretenduar si të fshehura janë të pasqyruara në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit, përkatësisht në datat 23 mars 2018: (Më datë 23.03.2018 rreth orës 03:00 në lagjen "Dyli Haxhire" në një pikë servisi është djegur pjesërisht mjeti tip "Benz" në pronësi të një firme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 151 i Kodit Penal)”, shkruhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.

Të fundit