Flash News

KRYESORE

Makina e Ministrisë së Brendshme qarkullonte kundravajtje, reagon policia

Në rrjetet sociale u publikua sot një video ku shfaqej një makinë e Ministrisë së Brendshme e cila qarkullonte në një rrugë të kryeqytetit në sens të kundër me atë të lejuar.

Për këtë denoncim ka reaguar policia e Tiranës e cila thotë se ka ndëshkuar me masë administrative drejtuesin e mjetit duke e dërguar për OASH, për pezullim të Lejes së Drejtimit.

“Nisur nga një denoncim që një qytetar ka bërë në rrjete sociale për një automjet që qarkullon në sens të kundër me atë të lejuar në rrugën “Faik Konica” Tiranë, Policia Rrugore e Tiranës menjëherë ka ndëshkuar me masë administrative drejtuesin e mjetit duke e dërguar për OASH, për pezullim të Lejes së Drejtimit.

Policia e Shtetit falënderon qytetarin për denoncimin dhe fton të gjithë qytetarët të denoncojnë në numrin 112 apo në aplikacionin “Komisariati Dixhital”, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, të abuzimit me detyrën, apo për shkelje të tjera të ligjit nga cilido, duke u garantuar reagim në kohë dhe me paanshmëri. @ Tirana, Albania”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit