Flash News

KRYESORE

Makina e policisë mbërrin poshtë shtëpisë së Saimir Tahirit, niset drejt Apelit të Krimeve të Rënda

Duket se është nisur drejt Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Siç duket edhe nga fotot, ministri është shoqëruar nga një makinë policie, e cila e ka marrë ish-deputetin socialist nga banesa e tij, i cili aktualisht është në “arrest shtëpie”.

Saimir Tahiri do të dalë sot para Gjykatës së Apelit ku ka ankimuar vendimin që e ka lënë atë në ‘arrest shtëpie’ më 12 maj.

Çështja do të gjykohet nga trupa gjyqësore e përbërë nga Saida Dollani, Sokol Binaj dhe Fehmi Petku.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ngritur dy akuza ndaj Saimir Tahirit, ish-ministër i Brendshëm; trafikimin e narkotikëve të kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal, si edhe korrupsionin pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë.

Për akuzën e parë, trafik droge, Kodi Penal parashikon nga 10 deri në 20 vite burgim. Për akuzën e korrupsionit nga 4 deri në 12 vite burg.

 

 

Të fundit