Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Makina e shtrenjtë e Lleshajt dhe debati i lirë pa 'autoritete'
Alfred Lela
Ministri i Brendshëm ka reaguar në Facebook kundër ‘disa portaleve ordinere dhe tutorëve të tyre’ apo dhe ‘larove virtualë’. Lleshaj e lidh gjithçka me ‘tymin e një mashtrimi skandaloz’ për një makinë luksoze vlera e të cilës jepet në shuma që shkojnë deri në 150 mijë euro (shifra ndërron, siç vëren shefi i MB). Identitetin e ‘larove’ që ministri nuk deklaron, por thotë se do t’i hedhë në gjyq, e ka zbuluar E. Fundo, një ish-zyrtar në administratën e R. Bodes, dhe së fundmi administrator i një portali. I sipërpërmenduri, duke hyrë në replikë, e pranon se është ai ‘laroja’ të cilin aludon Lleshaj.
Shton se do të jetë ai që do ta padisë ministrin dhe i kërkon që të mos përdorë fyerje, por argumente. Duke përmendur edhe një vilë të ministrit në Gji të Lalëzit, për të cilën në qarqet gazetareske flitet shumë, por prova nuk janë botuar.
Problemi nuk është që x apo y portal boton fakte apo hamendësime mbi shpenzimet e një ministri, dhe as që politikani i akuzuar reagon, por se mungon autoriteti. Në raste të tilla, me autoritet duhet të kuptojmë dy gjëra: a-autorin që e thotë një gjë publikisht (kush është ai/ajo) dhe, b-dokumentin.
Peizazhi mediatik, politik dhe shoqëror shqiptar, e vuan me të madhe mungesën e autoriteteve. Do të thotë të një personaliteti fjala të cilit/cilës nuk mund të bëhet dysh. Po të vini re, ka një thirrje të hapur në rrjetet sociale apo nga autorë të ndryshëm që shkrimtari Ismail Kadare të japë mendime, për këtë apo atë çështje, që ‘shqetëson’ debatin publik. Për të qenë të ndershëm me të vërtetën, një pjesë e këtyre thirrjeve janë diversione dhe synojnë, ose të provokojnë shkrimtarin, ose ta tërheqin atë në ligatinën e sherrnajës së përditshme, prej nga ku edhe të mund ta përgojojnë e përbaltin më lehtë. Kërkesa e kësi rastesh ka më shumë në sy nevojën e përdorimit të shkrimtarit në debatin politik sesa në zgjidhjen e një nyje shoqërore. Por, ka ndër ata thirrës që janë të sinqertë dhe kërkojnë nga Kadare ndërhyrjen si autoritet.
Një autoritet tjetër të cilit i kërkohet ndërhyrja janë të huajt, ambasadorët e vendeve të fuqishme perëndimore si Gjermania, Franca, Anglia, Italia dhe sidomos Amerika. Deklaratat e tyre shihen si të gjyqtarit dhe ngjallin një besim që ka humbur te aktorët politikë dhe shoqërorë vendas. Pyetja se çfarë ka çuar te mungesa e autoriteteve nuk mund të gjejë përgjigje shterruese në një editorial, por arsyeja kryesore ka të bëjë me politikën. Partitë, e të dy krahëve, kanë bërë çmos që të denigrojnë, minimizojnë dhe relativizojnë çdo aktor të jetës publike që ka shfaqur pavarësi dhe paanësi. Ose e kanë sulmuar nëpërmjet gazetave të tyre (në fillim të tranzicionit kur shtypi i shkruar ishte fuqia e parë e medias), ose më vonë kanë sulur bandat e hienave online duke i përndjekur dhe përsharë. Qëllimi ka qenë i shkoqur: njëjtësimi i famës së keqe të politikës me atë të aktorëve indipendentë të jetës publike. Prej vitesh funksionon edhe një skemë tjetër e suksesshme, blerja. Sa herë shihni një njeri publik që hesht, shmanget apo mërmërin, ai/ajo ose është frikacak, dhe do ta mbajë mirë me establishmentin, ose është intimiduar, ose është blerë.
Forma e dytë e autoritetit janë dokumentet. Ato mund të provojnë se kush ka të drejtë dhe kush jo, kush shpif dhe kuth thotë të vërtetën, kush vjedh dhe kush gënjen, etj.
Po të kthehemi te përplasja Lleshaj-Fundo do të vërejmë se dyshes në fjalë i mungojnë të dyja llojet e autoriteteve, si ai nëpërmjet besimit public, ashtu dhe ai nëpërmjet dokumentit. Ministri i Brendshëm nuk ka pse të replikojë me një ‘laro’, por mund ta padisë atë në gjykatë. Në vend të botimit të një polemike, ai mund të botojë dokumentet, sa kushton makina, në pronësi të kujt është, e me radhë.
Gjithashtu, E. Fundo, në vend të pandehmave do duhej të botonte dokumente për vilën dhe makinë e ministrit, jo llogje gjilalzi me ‘çelësin e ka Doda, vilën dikush tjetër’. Muhabetet që bëjmë dhe dëgjojmë në kafe nuk kanë vlerë publikimi, deri në momentin kur shoqërohen, ose me një referencë të fortë prej të paktën dy burimesh ose me një dokument që nuk lë shteg për interpretime.
(Gajasja është e papërmbajtshme kur ata që kanë vila në Lalz akuzojnë fqinjët për vilat e tyre!!!).
Nuk ka dyshim që të shumtë janë ata që argalisen me polemikën e një ministri dhe adminsitratorit të një portali, por nuk janë polemizuesit e këtij rasti apo një tjetri që humbin në këtë kërveshje, por sfera publike.
E shndërruar në një luftë qensh, ku nuk e njeh i pari të dytin.
Me shumë autorë në të, por pa autoritete.
Pa hierarki.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38