Flash News

KRYESORE

Makina futet me shpejtësi mes protestuesve të “Astirit”, policia nuk ndërhyn

Makina futet me shpejtësi mes protestuesve të “Astirit”,

Mbremjen e sotme, në protestën e banorëve të “Astirit” në Unazës së Re janë rrezikuar nga një automjet që ka hyrë mes tyre me shpejtësi, ndërsa ata protestonin.

Ende nuk dihet se kush e drejtonte makinën, por sipas Partisë Demokratike, policia nuk ka ndërhyrë për të ndaluar shoferin që rrezikoi jetën e banorëve.

“Një person me automjet ka sulmuar banorët që protestonin në Unazën e Re. Mjeti, që drejtohej nga një shtetas i paidentifikuar ende, hyri mes turmës ku kishte më së shumti gra dhe fëmijë. Momenti ka qenë tmerrues dhe në video dëgjohen ulërimat e fëmijëve të traumatizuar.

Policia e cila ndodhej shumë pranë vendit të ngjarjes nuk ka ndërhyrë dhe ka qëndruar indiferente ndaj këtij sulmi që mund të kishte qenë me pasoja fatale për jetën e protestuesve, grave dhe fëmijëve të tyre”, deklaron PD.

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/271557236894245/?epa=SEARCH_BOX

Të fundit