Flash News

KRYESORE

Makina futet mes turmës në Australi, plagosen 13 persona

Makina futet mes turmës në Australi, plagosen 13 persona

Rreth 13 persona, mes tyre dhe një fëmijë, kanë mbetur të plagosur nga goditjet e një makine e cila u fut mes turmës së nerëzve në Melburn të Australisë.

Një SUV i bardhë shkaktoi kaos në kryqëzimin mes rrugëve Elizabeth Street dhe Flinders Street. Policia njofton se drejtuesi i makinës dhe një person tjetër janë arrestuar.

Dëshmitarët shprehen se SUV-i i bardhë po ecte me 60 km/h para se të përplasej me këmbësorët. Policia po vijon hetimet, ndërsa të arrestuarit po merren në pyetje.

 

Të fundit