Flash News

KRYESORE

Makina futet në stacionin e autobusit në Marsejë dhe përplas njerëzit, 1 i vdekur

Një grua 42-vjeçare ka humbur jetën dhe një person tjetër është plagosur pasi një makinë u fut me shpejtësi në një stacion autobusi në Marsejë, në jug të Francës mëngjesin e sotëm.

Sipas policisë franceze një 35-vjeçar autor i ngjarjes dyshohet se kishte vjedhur një “Renault Espace” të errët para se të hynte në stacionin e autobusëve në zonën e Croix-Rouge të Marseille pas orës 08:00.

Sipas "Daily Mail" 35-vjeçari shtoi shpejtësinë dhe u përplas me njerëzit në stacionet e autobusit. Ndërkohë ambulancat shkuan menjëherë në vendngjarje.

35-vjeçari u arrestua në Portin e Vjetër të Marsejës, ndërkohë që policia ende nuk ka bërë të ditur nëse kemi të bëjmë me një aksident apo sulm terrorist.

Vetëm disa ditë më parë një sulm terrorist goditi Barcelonën ku për pasojë humbën jetën 14 persona dhe u plagosën mbi 120 të tjerë.

 

 

 

 

Të fundit