Flash News

KRYESORE

Makina humb kontrollin dhe futet në shtëpi, 4 të plagosur

Makina humb kontrollin dhe futet në shtëpi, 4 të plagosur

Të paktën katër persona janë plagosur si pasojë e një aksidenti, ku një makinë humbi kontrollin dhe u përplas në murin e një shtëpie.

Ngjarja ka ndodhur në Britaninë e Madhe dhe të plagosur kanë mbetur drejtuesi i mjetit, dy pasagjerë dhe një person i cili ndodhej në banesën ku u përplas me forcë makina e cila përfundoi brenda.

Sipas “Daily Mail”, menjëherë pas aksidentit në pranga ka përfunduar shoferi rreth të 20-tave.

Automjeti u përplas në dhomën e ndenjes së shtëpisë në Rawcliffe, York, në orën 01:30 të mëngjesit të sotëm dhe më pas shpërtheu në flakë.

 

Të fundit