Flash News

KRYESORE

Makina i pret rrugën, aksidentohet moderatorja Dajana Shabani

Makina i pret rrugën, aksidentohet moderatorja Dajana Shabani

Moderatorja e emisionit ‘Dite e Re’ në Ora News, Dajana Shabani ka pësuar një aksident automobilistik.

Aksidenti është shënuar dje rreth orës 12 të mesditës, në autostradën Tiranë-Durrës.

Mësohet se një makinë e tipit  audi, shoferi i së cilës duket se nuk e pa fare makinën e prezantueses, ja ka prerë rrugën.

Në makinë ndodhej dhe vajza 3-vjeçare e Dajanës dhe një mikeshë e moderatores.

Sipas Dajanës dhe dëshmitarëve prezentë, ka qenë menaxhimi me kujdes i makinës nga ana e moderatores, ai që ka bërë të mundur shmangien e tragjedisë. Nga aksidenti nuk ka patur të lënduar.

Të fundit