Flash News

KRYESORE

Makina përplas dy fëmijë në Kamëz, shoqërohet në komisariat shoferi

Makina përplas dy fëmijë në Kamëz, shoqërohet

Dy të mitur janë përplasur nga një automjet mesditën e sotme në Kamëz.

Sipas të dhënave të para nga policia, automjeti i drejtuar nga S. Ç ka përplasur dy fëmijë, përkatësisht A. M.,6 vjeç dhe L. M.,15 vjeçe.

Dy fëmijët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa shoferi është shoqëruar menjëherë në komisariat.

Policia rrugore ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.

Të fundit