Flash News

KRYESORE

Makina përplas këmbësorin në Fushë-Krujë, humb jetën 23-vjeçari

Makina përplas këmbësorin në Fushë-Krujë, humb

Një 23-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur sot në fshatin Larushkë të Fushë-Krujës, pasi u përplas rëndë nga një automjet.

Drejtuesi i makinës, shtetasi me inicialet R.K., 41 vjeç, kishte në drejtim mjetin tip “Mitsubishi”, kur ka aksidentuar këmbësorin shtetasin A.M., 23 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të rënda ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, ndërkohë që drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Të fundit