Flash News

KRYESORE

Makina përplas motoçikletën në “Don Bosko”, i riu përfundon në spital pas dëmtimeve në kokë

Makina përplas motoçikletën në “Don Bosko”, i

Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në kryeqytet, ku një automjet ka përplasur një motoçikletë, drejtuesi i së cilës ka mbetur i plagosur.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 në zonën “Don Bosko”, ku automjeti i tipit “Benz” ka përplasur të riun me motoçikletë, i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore pasi ka pasur dëmtime në kokë.

Dëme të shumta kanë marrë edhe automjetet, si motoçikleta ashtu edhe makina e cila është shkatërruar në pjesët e përparme. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Të fundit