Flash News

KRYESORE

Makina përplas motorçiketën në Elbasan, plagoset rëndë drejtuesi

Makina përplas motorçiketën në Elbasan, plagoset

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin, ku një automjet i tipit “Fiat”, është përplasur me një motorçikletë, duke plagosur drejtuesin e kësaj të fundit. Sipas policisë, shtetasi me inicialet O.S, 21-vjeç banues në Papërr ka pësuar fraktura në këmbë dhe është dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik të Elbasanit.

Ndërsa drejtuesi i mjetit, shtetasi R.H, 24 vjeç banues në Peqin, ndodhet në Komisariatin e Policisë në Elbasan, ku grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Të fundit