Flash News

KRYESORE

Makina përplas motorin në autostradën Tiranë-Durrës

Makina përplas motorin në autostradën Tiranë-Durrës

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, pranë zonës së njohur si Yrshek, ku një automjet është përplasur me një motor.

Si pasojë e përplasjes drejtuesi i motorit ka humbur kontrollin e mjetit të tij dhe është rrëzuar.

Bëhet e ditur se drejtuesi i motorit është dërguar me urgjencë drejt spitalit në Tiranë, ndërkohë që mësohet se automjeti i përfshirë në aksident është tip Benz me targa Tr 2235 F./ Top Channel/

Të fundit