Flash News

KRYESORE

 Makina përplas për vdekje kalimtarin tek kthesa e Arbanës, policia: Viktima i paidentifikuar

 Makina përplas për vdekje kalimtarin tek kthesa e Arbanës,

Një person ka humbur jetën gjatë mesnatës në Vaqarr, tek kthesa e Arbanës.

Policia e Tiranës sqaroi paraprakisht se një person ende të paidentifikuar rreth 60 vjeç u përplas nga një automjet dhe për pasojë gjeti vdekjen.

“Rreth orës 00:30, në Vaqarr, tek kthesa e Arbanës, mjeti me drejtues A.H., ka aksidentuar një person të paidentifikuar rreth 60 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.6, për veprime të mëtejshme hetimore.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, sqaron policia.

Të fundit