Flash News

KRYESORE

Makina përplas për vdekje një fëmijë 6 vjeç në qendër të Divjakës, shofere sërish një grua

Makina përplas për vdekje një fëmijë 6 vjeç

Një aksident automobilistik i merr jetën sërish një fëmije të mitur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qendër të Divjakës, rreth orës 17.10 minuta siç raporton policia lokale.

Mësohet se mjeti tip “Benz” që drejtohej nga 35-vjeçarja me iniciale M.M. ka përplasur për vdekje fëmijën vetëm 6 vjeç. I mituri është dërguar në spital, por ka ndërruar jetë vetëm pak minuta më vona nga plagët e rënda.

Drejtuesja e makinës është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje dhe po kryhen veprimet proceduriale.

Një ngjarje e ngjashme përsëritet vetëm pak ditë më vonë nga tragjedia e ndodhur në Kodër Kamzë në Tiranë.

Një grua shofere ngatërroi frenat me gazin dhe shkaktoi dy viktima, mes tyre një vajzë 7 vjecare, si dhe plagosi nënën e saj dhe motrën një vit më të vogël.

Të fundit