Flash News

KRYESORE

Makina përplaset me bordurën anësore, plagosen dy persona

Makina përplaset me bordurën anësore, plagosen dy persona

Një aksident ka ndodhur në rrugën Vlorë-Orikum, ku për pasojë janë plagosur dy persona. Policia bën me dije se është arrestuar drejtuesi i mjetit, një 51-vjeçar nga Tirana.

"Arrestimi i drejtuesit u bë në aksin rrugor Vlorë-Orikum, pasi duke drejtuar automjetin tip "Mercedes Benz" ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore", sqaron policia.

Të plagosurit janë shtetasit S.T dhe G.T. Ata u dërguan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Të fundit