Flash News

KRYESORE

Makina përplaset me kamionin në tunelin Tiranë-Elbasan, humb jetën në aksident vëllai i Blerina Gjylametit

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në tunelin Tiranë-Elbasan.

Një automjet është përplasur me një kamion në tunelin Tiranë-Elbasan dhe për pasojë ka humbur jetën shoferi i mjetit tip ‘seat’.

Pas përplasjes me kamionin, mjeti që drejtohet nga 42-vjeçari i identifikuar si Elton Muçolli, ka marrë flakë, duke i shkaktuar atij edhe vdekjen.

Mësohet se viktima ishte pilot ushtarak në bazën ushtarake në Farkë.

Po ashtu, mësohet se Muçolli është vëllai i deputetes së PS, Blerina Gjylameti.

Të fundit