Flash News

KRYESORE

Makina përplaset me muret e betonit, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në Itali

Mëngjesin e së dielës, rreth orës 6 të mëngjesit dy të rinj shqiptarë kanë humbur tragjikisht jetën pas një aksidenti automobilistik në rrugën “Roma” në Villorba.

Media italiane ilgazzettino.it jep detaje për aksidentin.

Një makinë “Volkswagen Golf GTI” me ngjyrë të zezë ka dalë nga rruga dhe është përplasur  me muret e betonit që kufizojnë kantieret e Pedemontana në zonën e Villorbas.

Përplasja ka qenë shumë e fortë, aq sa më pas makina ka përfunduar në një kanal anës rrugës.

Kalimtarët që ndodheshin rrotull u kanë ardhur në ndihmë të aksidentuarve, por ata kishin ndërruar jetë në vend.

Viktimat janë identifikuar si Dorian Myftaraj, 24 vjeç, rezident jashtë Italisë dhe Rruzhdi Karreci, 35 vjeç punëtor, rezident në Spresiano por me origjinë nga Durrësi.

Rrethanat e aksidentit nuk janë zbardhur, ndërsa policia italiane po heton për ngjarjen.

Të fundit