Flash News

KRYESORE

Makina përplaset me pemën, 1 i vdekur 4 shqiptarë të plagosur në Itali

Një shqiptar ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti në Itali.

Mediat italiane raportojnë aksidenti ka ndodhur ditëjn e djeshme në zonën mes Tuscania-s dhe Montalto-s.

Pesë shqiptarët, ende të paidentifikuar ishin duke udhëtuar me një makinë “Golf”, kur u  përplasën me një pemë.

Sipas policisë viktima ka ndërruar jetë pak çaste pas përplasjes, ndërsa katër shqiptarët e tjerë janë të plagosur rëndë.

Shkak i aksidentit dyshohet se është bërë shpejtësia.

 

Të fundit