Flash News

KRYESORE

Makina ‘Toyota’ me 1.5 milionë euro, Basha e paralajmëroi të enjten sot u kap në portin e Durrësit. Akuza për deputetët e PS

Makina ‘Toyota’ me 1.5 milionë euro, Basha e paralajmëroi

1.5 milionë euro u sekuestruan ditën e sotme në portin e Durrësit të fshehura në një makinë tip ‘Toyota’ pa targa e cila ishte nisur nga Belgjika. Nuk dihet destinacioni i këtyre parave por dyshohet se ato kanë lidhje me aktivitet kriminal.

Por të enjten në parlament, ishte kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ai i cili paralajmëroi për një makinë ‘Toyota’ me 1.5 milion euro dhe akuzën e drejtoi nga deputetët e PS-së.

“Ata që zgërdhihen më shumë njëri prej atyre që zgërdhihen më shumë ka qenë në Gjermani para tre ditësh. Mbajeni mend këtë që po ju them. Dhe ka porositur një Toyota Yaris, por ta kanë zbuluar Toyotën, o zgërdhimtar, bashkë me 1.5 milion euro të drogës brenda”, u shpreh Basha të enjten në foltoren e Kuvendit.

Të fundit