Flash News

KRYESORE

Makinë 150 mijë euro? Sandër Lleshaj: Unë jap dorëheqjen nëse vërtetohet, kjo është makina që përdor

Makinë 150 mijë euro? Sandër Lleshaj: Unë jap

Ministri i Brendshëm ka replikuar me deputetin Andi Përmeti në seancën parlamentare, sa i takon një lajmi të shpërndarë në disa prej mediave, se Sandër Lleshaj lëviz me një automjet që kushton 100-150 mijë euro.

Lleshaj e ka cilësuar një lajm të rremë dhe tha se ministri përdor disa automjete dhe se makina në fjalë kushton vetëm 49 mijë euro.

“Unë përdor një automjet “Honda” të blerë në 2010-ës. Mjetet që përdor ministri i Brendshëm janë disa, jo një. Media që e ka publikuar ka pasqyruar një fakt skandaloz të rremë, një media tjetër edhe më e ndyrë se kjo e shkruante se kushtonte 150 mijë euro. Mjeti i blerë për llogari të ministrisë së Brendshme ka kushtuar 49 mijë euro, nëse nuk ka kushtuar më shumë se kaq, unë jap dorëheqjen”, tha Lleshaj.

Të fundit