Flash News

KRYESORE

Maks Velo tregon peripecitë në burg: I riu nga Kukësi tentoi të më vriste në Spaç

Maks Velo tregon peripecitë në burg: I riu nga Kukësi tentoi

Artisti Maks Velo i ftuar sot në emisionin “Kjo Javë” në Neës 24 bëri publike dosjen e tij, të cilën ka pak kohë që e ka marrë nga Autoriteti për Informim mbi Dokumentat e ish-Sigurimit. Velo foli dhe për peripecitë e tij në burgun e Spaçit, në të cilin ka qëndruar për 7 vite e 3 muaj.

Ai tregon 2 konfliktet e vetme që ka pasur në burg dhe se si donin ta vrisnin. “Përveç rastit kur u zura me atë që isha afër, nuk jam dërguar kurrë në biruc. Konflikti me një kuksian duhet të ketë qenë nga Ministria e Brendshme. Më shtyu për në furne, për të më vrarë. I kërkova të më hiqnin nga ajo brigadë. Tjetra është ajo e krevatit me Skënder Vreton, ai kishte hedhur dhe batanijen dhe çarçafin dhe dorën, po unë doja të flija, dhe e shtyva. Ai u çua pse më zgjove dhe filloi të godiste. Unë respektoja rregullat, mua nuk ma kishin fajin policët e Spaçit, ma kishin intelektualët e Tiranës,” tha Velo.

Të fundit