Flash News

KRYESORE

Mal i Zi/ Vritet me plumb në kokë shqiptari nga Shqipëria, arrestohet malazezi

Mal i Zi/ Vritet me plumb në kokë shqiptari nga Shqipëria,

Gjykata e Podgoricës vendosi masën arrest me burg për një shtetas malazez, i cili akuzohet se vrau me armë një shtetas shqiptar. Ngjarja ndodhi ditën e shtunë në Tuz të Malit të Zi, ku viktima Edmont Gjinkolaj , u gjet pa shenja jete në një livadh në fshatin Miles të Tuzit.

Nga ekspertiza e kryer rezultoi se viktima kishte marrë një plumb në kokë, që i shkaktoi vdekjen. Policia malazeze ra në gjurmë të autorit disa kilometra larg vendit ku ndodhi vrasja. gjithashtu gjeti edhe armën e fshehur.

Në fillim autori i dyshuar mohoi që ta kishte kryer ai vrasjen, ndërsa më pas e pranoi atë. Shqiptari i vrarë hyri në Mal të Zi më 4 janar dhe ka qenë me disa shqiptarë të tjerë, deri sa ndodhi vrasja.

Të fundit