Flash News

KRYESORE

Malaj sërish ‘kurban’ në PS, 28 deputetë firmosin shkarkimin nga BSH

Malaj sërish ‘kurban’ në PS, 28 deputetë firmosin

Partia Socialiste kërkon shkarkimin e Arben Malajt si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës të Shqipërisë. 28 deputetë kanë firmosur iniciativën duke kërkuar shkarkimin me arsyetimin për shkelje të etikës.

Malaj, dikur deputet i PS, ministër Financash dhe ministër i Ekonomisë ka shfaqur shpesh opinionet e tij për zhvillimet politike. Së fundmi, në një shkrim, Malaj shprehej se pushteti absolut shkon krah për krah reduktimit dhe varfërimit të lirive ekonomike dhe politike.

Ai është shfaqur hapur kundër shembjes së Teatrit Kombëtar dhe kundër politikave të kryebashkiakut të Tiranës por edhe qeverisë.

Të fundit