Flash News

KRYESORE

Mali i Zi: Dorëheqja e Haradinajt favorizon Thaçin dhe Vuçiçin, marrin hapësira në negociata

Mali i Zi: Dorëheqja e Haradinajt favorizon Thaçin dhe

Kryediplomati i Malit të Zi, Srđan Darmanovic shprehet se dorëheqja e Haradinajt mund t’i japë Vuçiçit dhe Thaçit më shumë hapësirë për negociata. Sipas tij, kjo situatë mund të ndikojë në skenarin e ri të dialogut në Bruksel.

Në një deklaratë për “Zërin e Amerikës”, Srđan Darmanoviç, deklaron se udhëheqja e dialogut Kosovë-Serbi në nivel presidentësh, Vuçiç dhe Thaçi mundëson hapëirë më të madhe për negociatat.

“Dorëheqja e Ramush Haradin si kryeministër i qeverisë së Kosovës mund të lejojë dy negociatorë kryesorë në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës. Presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiç, mund të sigurojnë më shumë hapësirë për negociatat”, nenvizon Darmanoviç, Ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi.

Darmanoviç, megjithatë, besoj se e ardhmja në këtë drejtim do të varet nga Kuvendi i Kosovës dhe nga politikanët kryesor në vend. “Sigurisht, Ramush Haradinaj ishte një pjesëmarrës i shquar në zgjidhjen e problemeve dhe marrëdhënieve të serbëve të Kosovës dhe kishte pikëpamjet e tij për këtë. Ata kuptohen dhe interpretohen ndryshe: dikush i kuptoi ato si një pengesë dhe dikush si person parimor “, përfundoi Darmanoviç.

Të fundit