Flash News

KRYESORE

Mali i Zi miraton projekt-ligjin për simbolet kombëtare, ç’parashikohet për flamurin shqiptar

Mali i Zi miraton projekt-ligjin për simbolet kombëtare,

Është aprovuar nga qeveria e Malit të Zi projekt-ligji për simbolet kombëtare.

Ky projekt-ligj është hartuar nga Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, Mehmet Zenka dhe pritet të shqyrtohet në rendin e ditës në seancën e parë të Kuvendit të Malit të Zi.

Kryetari i Komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj u shpreh për TV Boin se ky projekt-ligj parashikon që flamuri shqiptar të përdoret i lirshëm kudo ku ka shqiptarë.

Kujtojmë se përdorimi i flamurit shqiptar është sanksionuar përmes Ligjit për Rendin dhe Qetësinë Publike.

Rasti i fundit i gjobitjes për shkak të përdorimit së flamurit shqiptar, ndodhi javën e kaluar në Krajë.

Të fundit