Flash News

KRYESORE

Mali i Zi rendit Shqipërinë e Kosovën në listën “e verdhë”, qytetarët duhen të kenë dy teste për të kaluar kufirin

Mali i Zi rendit Shqipërinë e Kosovën në listën

Qeveria e Malit të Zi ka dalë me një vendim të ri sa i takon kritereve për të kaluar kufirin për shkak të situatës së krijuar nga covid-19.

Sipas këtij vendimi Shqipëria, Kosova, Bosnje dhe Hercegovina, Izraeli, Libani dhe Singapori, janë klasifikuar në listën “e verdhë” të rrezikshmërisë nga pandemia e covid-19.

Kjo do të thotë se qytetarët e këtyre shteteve duhet të kryejnë dy teste për COVID-19 sipas metodës PCR, që përcakton nëse virusi është aktiv dhe atë sereologjik, që tregon nëse personi ka qenë i infektuar më herët, të paktën në 72 orët e fundit.

Po ashtu, sipas njoftimit të qeverisë malazeze, lejohet të kalojnë pa asnjë lloj testi qytetarët nga Rusia, Ukraina, Kanadaja, Azerbajxhani, Bjellorusia dhe Zimbabveja.

Këto masa hyjnë në fuqi prej ditës së sotme.

Të fundit