Flash News

KRYESORE

Maliqi i bën krahasimin Ramës: Me Berishën është si nata me ditën! Të paktën ai bënte rrugë

Maliqi i bën krahasimin Ramës: Me Berishën është si

“Lojra të Ramës”, kështu e ka cilësuar deputeti Lefter Maliqi iniciativën e tanishme për miratimin e Reformës Zgjedhore, duke theksuar se kryeministri nuk ka në interes të tij kalimin e  kësaj marrëveshje në Parlament pasi që e di se është i humbur në zgjedhje.

“Rama nuk do që kjo marrëveshje të kalojë, pavarësisht lojrave që bën.

Opozita e re parlamentare gjithmonë ka votuar në bllok nismat e marra nga mazhoranca.

Rama nuk do as lista të hapura, as lista të mbyllura sepse e di që nuk fiton dot,  është i humbur.

Ti lërë mesazhet kërcënuese ndaj Lefter Maliqit, pasi Lefert Maliqi nuk ka pyetur ndonjëherë”, ka thënë deputeti.

Për Maliqin, Rama i frikësohet rënies nga pushteti dhe ky është momenti ku ai ndryshon rrënjësisht me ish-kryeministri Berisha.

Ky (Rama) është si nata me ditën me Berishën, sepse të pakën Berisha bëri rrugë, kreu investime dhe kur ra nga pushteti e lëshoj atë, ndërsa ky nuk heq dorë”. Maliqi, po ashtu, i bën thirrje Ramës që të heq dorë nga lojrat dhe aktrimet për ta mbajtur Reformën të bllokuar.

Duke thekuar se ai do të votojë kalimin e Reformës, në deklaratën pas daljes nga takimi i sotëm me Ruçin, deputeti Maliqi thekson se Gjiknuri është kurbani i radhës për Ramën në gjithë këtë situatë.

“Gjiknuri është kurbani i radhës, pasi Rama nuk kërkon votimin as të listave të hapura dhe as të ndonjë ligji që e kthen atë në minorancë në zgjedhjet e ardhshme.

Unë do votoj dhe jam për zgjdhje të menjëhershme”, ka theksuar Maliqi.

Të fundit